ose Mourinho këmbëngul se Manchester United janë kandidatë për ta fituar titullin në Premierligë këtë sezon
Manchester United synon ta fitoj titullin e kampionit në Premierligë në sezonin e ri. Këtë e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho.
“Unë nuk mendoj se ne jemi kandidatë të mëdhenj për titullin, por ne jemi kandidatë. Ne jemi më të mirë se sezonin e kaluar dhe shpirti është fantastik”, ka deklaruar Mouirnho për Mirror, përcjell Express.
Strategu portugez deri më tani ka sjell dy përforcime të mëdha: Victor Lindelofin dhe Romelu Lukakun.
Por, Special One po synon që në Old Traffrod të transferoj edhe Ivan Perisicin (Inter) dhe Nemanja Maticin (Chelsea). /Express/