Në futbollin kosovar, vazhdon të ketë probleme financiare. E këtë gjendje më shumë e ka rënduar edhe pandemia që ka bërë që shumë biznese të falimentojnë.
E për shkak të problemeve me paga, klubi i Ferizajit nuk i ka zhvilluar sot stërvitjet, shkruan GazetaDirekt.
Lajmi është bërë i ditur vetë nga klubi bardhekaltër. Ky është njoftimi i plotë:
“Sot futbollistët e skuadrës tonë nuk janë paraqitur fare në seancën stërvitore, për shkak të mos pagesës ndaj tyre. Arsyeja kryesore që e bojkotit të futbollistëve, eshte gjendja shumë e rëndë financiare që po kalon klubi ynë që shumë kohë. Vendimi për bojkot eshte marrë sot nga futbollistët, të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre.
Klubi ynë eshte në gjendje të rëndë financiare dhe organizative, shpresojmë që aksionarët e klubit të ‘zgjohen’ nga ‘gjumi’ dhe t’i dalin në mbështetje financiare klubit tonë.
Ky klub, ky qytet, këta tifozë nuk e meritojnë këtë gjendje, andaj shpresojmë që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje në të mirë të klubit. Deri atëherë, Futbollistët janë në bojkot!
Ferizaj,
18.11.2020