SHPËRNDAJE

Biletat për ndeshjen miqësore që Kosova do ta zhvillojë me Burkina Fason pritet që sot të dalin në shitje.

Shitja e tyre do të bëhet përmes platformës online dhe fillon nga ora 16:00.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Miqësorja Kosovë – Burkina Faso, do të zhvillohet më 24 mars me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.