SHPËRNDAJE

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshje edhe këtë mesjavë. Sot zhvillohen tri nga pesë ndeshjet e javës së 10-të.

Skuadra nënkampione, Drita, udhëton në Drenas me synim për t’i dhënë fund serisë prej katër ndeshjeve pa fitore. Këndelljen skuadra e Ardian Nuhiut e kërkon në përballje me Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, skuadër e cila nuk po arrin të ketë paraqitje stabile në këtë edicion.

Ndeshje interesante priten edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina e cila nuk di për fitore në shtëpi, do ta presë Malishevën, si dhe në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku takohen Ulpiana dhe Llapi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.