SHPËRNDAJE

Karim Benzema është duke e kaluar sezonin më të mirë në karrierë.

Sulmuesi francez realizoi edhe mbrëmë për ta ndihmuar Real Madridin të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai shënoi nga penalltia në vazhdime për ta eliminuar Manchester Cityn e Pep Guardiolës për ta gjetur golin e 15-të sezonal në Champions.

Dhe, duke dalë nga fusha, tifozët e duartrokitën yllin e tyre.

Madje, siç raporton “Sky”, tifozët në stadiumit “Bernabeu” kënduan në kor: “Karim Topi i Artë”, duke kërkuar që yllit francez t’i jepet çmimi i lojtarit më të mirë të vitit në botë.

Benzema është favorit absolut për ta fituar Topin e Artë, për herë të parë në karrierë.

Ai e ndihmoi Realin në triumfin në La Liga dhe për të shkuar deri në finale të Championsit, ku do ta kërkojë trofeun më 28 maj ndaj Liverpoolit në Paris.