Skuadra e West Hamit është duke menduar për transferimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, këtë verë. Sipas raportimeve nga prestigjiozja angleze “The Sun” drejtuesit e klubit anglez janë në kërkim të një sulmuesi dhe sipas tyre Broja del të jetë i duhuri.
Trajneri i West Hamit, David Moyes, thuhet se është impresionuar nga Broja dhe ka kërkuar transferimin e tij gjatë verës.
Drejtuesit e West Hamit do të nisin negociatat me Chelsean dhe janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar për ta transferuar Brojën. 20-vjeçari këtë sezon me Southamptonin në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë një asistim.