SHPËRNDAJE

Rritja globale e çmimeve do të prekë edhe abonentët e Netflix, që ka vendosur të rrisë tarifat mujore. Gjigandi mediatik i streaming-ut, njoftoi shtrenjtimin e paketave në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada me 1 deri në 2 dollarë.

Sipas kompanisë, përditësimi i çmimeve ndodh në mënyrë që Netflix të ketë mundësi të vazhdojë të ofrojë përmbajtje cilësore, duke zgjedhur çmime që janë brenda buxheteve të klientëve të saj.

Pas këtij lajmi, vlera e aksioneve të kompanisë në bursa u rrit me 2%. Kompania ka shpenzuar miliarda dollarë çdo vit për të prodhuar filma dhe seriale, të tillë si Squid Game, që mundësoi rritjen e totalit të abonentëve në 213,5 milionë në tetor.

Rritja për momentin prek vetëm 74 milionë klientët në Amerikën e Veriut, ndërkohë që çmimet në Europë nuk kanë ndryshuar ende. Kjo për shkak se kompania shikon ende një potencial të madh për rritje në këtë treg./a2