SHPËRNDAJE

Japonia vështirë se e lëshon vendin e parë kur është fjala për shpikje dhe eksperimente. Këtë vit, shkencëtarët japonezë kanë bërë riprogramimin e robotit të quajtur “Pepper”, i cili do të jetë në gjendje që të kryejë rituale fetare, kur një prift budist nuk mund t’i kryejë ato.

Përmes punës me bateri ai do të mund ta bëjë një gjë të tillë. Pepper mund të “punësohet” në raste të vdekjeve.

Ai ishte i pranishëm në një ekspozitë të industrisë së funeraleve në Tokio, ku njerëzit e panë nga afër këtë shpikje mjaft mbresëlënëse.

Duke kujtuar faktin se popullsia japoneze është duke shkuar drejt plakjes dhe zvogëlimit të lindjeve, shumë budistë marrin më pak të ardhura nga komuniteti, duke i detyruar ata që të gjejnë punë të tjera jashtë kësaj, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kështu vendi i robotit prift mund të jetë edhe më i mirëseardhur.

Poashtu, pagesa për robotin është dukshëm me e ulët karshi asaj që i bëhet priftit të vërtetë.

Përderisa prifti fiton mbi 2 mijë dollarë, roboti mjaftohet me 450 sosh.

Roboti ende nuk është punësuar për asnjë varrim.