SHPËRNDAJE

Kompania Qualcomm ka kërkuar nga qeveria amerikane që të ndalojë shitjen e modeleve të reja iPhone në SHBA, për shkak të shkeljes së patentës nga Apple

Qualcomm po ashtu kërkon që ndalesa e shitjes të vendoset edhe për modelet aktual iPhone, të cilat janë në shitje në SHBA.

Kompania konsideron se Apple ka shkelur gjashtë patentat, të cilat i ka Qualcomm dhe të gjitha ato kanë të bëjnë me zgjatjen e punës së baterisë për telefona

Sipas kompanisë, asnjëra nga patentat nuk janë të bazuara në standarde, që do të thotë se ato nuk duhet licencuar, për dallim nga patentat tjera rreth të cilave Qualcomm dhe Apple po zhvillojnë betejën.

Një këshilltar juridik i Qualcomm tha se shpikjet e kësaj kompanie janë në qendër të çdo iPhone dhe se Apple po vazhdon të përdorë teknologjinë e Qualcomm, por nuk dëshiron t’i paguajë.

Dy kompanitë që një kohë janë në luftë rreth patentave dhe praktikave anti-konkurruese. Apple ankohet se kompensimet e kërkuara nga Qualcomm për patenta janë tejet të larta dhe se kompania po keqpërdor pozitën e saj si lider në treg dhe në fushën e modemeve të telefonave të mençur.