1.9 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
Ballina Uncategorized FILMI “MBIJETESA DHE SHKOLLA” SHPËRBLEHET PËR SKENARIN MË TË MIRË NË INDI

FILMI “MBIJETESA DHE SHKOLLA” SHPËRBLEHET PËR SKENARIN MË TË MIRË NË INDI

SHPËRNDAJE

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”, shpërblehet me çmimin e Jurisë profesionale për skenarin më të mirë në Bettiah International Film Festival në Indi.

Skenarist dhe producent i këtij filmi është Nuhi Bytyçi me regji të Ilir Kabashit. Drejtor i fotografisë & dhe montazhi nga Bekim Qyqalla, kurse muzikën e filmit e ka bërë Shkodran Tolaj.

Në një konkurrencë shumë të madhe të afër 600 projekteve filmike të seleksionuar nga mbarë bota nga juria profesionale e Bettiah International Film Festivalit 2021, filmi “Mbijetesa dhe shkolla” i shtëpisë filmike “IDEA” e Prishtinës, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe simbolikisht edhe nga
Komuna e Prishtinës, ka rritur që të marrë shpërblimin e parë për skenarin më të mirë për dokumentar.

Ky është çmimi i 14-të deri tash për këtë film dokumentar në festivalet më me renome ndërkombëtare.

Gjatë periudhës së ardhshme, ky film do të prezantohet edhe në disa festivale tjera ndërkombëtare të filmave dokumentarë në Evropë dhe SHBA.