SHPËRNDAJE

Ditët kur në vendin tonë do të mbahet festivali më i madh i organizuar ndonjëherë, po afrojnë. I organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, festivali do të sjellë në vendin tonë shumë artistë të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë këtu edhe  Martin Garrix.

Ky i fundit në një video i ka përshëndetur shqiptarët dhe ka treguar se me padurim po pret të vijë në Prishtinë, ku do të përformoj me datën 12 gusht, ndërsa në dy netët para kësaj, do të përformojnë Action Bronson dhe Dua Lipa.

Kujtojmë se në skenën e këtij festivali do të ngjitën edhe shumë artistë të njohur vendor, si Ledri Vula, Gjiko, Dafina Zeqiri, Lumi B, Kidda, Mc Kresha, Lyrical Son, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra e shumë të tjerë.